Ishte paraparë që Ilir Latifi të rikthehej mbrëmë në tetëkëndësh, ku përballë do ta kishte rusin, Aleksei Oleinik, por ky meç nuk do të zhvillohet.
Kjo u konfirmua nga UFC Europe përmes një postimi në “TWitter”.
“Për shkak se Latifi nuk ndihet mirë, ai ka hequr dorë nga përballja e tij me Aleksei Oleinik në #UFCColumbus”, thuhet në njoftimin e UFC.
Arsyeja për këtë largim është se Latifi është me grip dhe nuk është në gjendje të ndeshet.
Sipas asaj që po raportohet, nuk lidhet me koronavirus.