Helikopteri me të cilin ishte duke udhëtuar Kobe Bryant kishte probleme gjatë fluturimit që u përcollën me rrëzimin e tij.
Helikopteri me të cilin ishte duke udhëtuar dhe ku humbën jetën, Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë ishte duke u ballafaquar me kushte të vështira atmosferike.
Një zëdhënës i policisë së Los Angeles ka thënë për CNN se: “Helikopteri kishte shikueshmëri të dobët në atë moment për shkak të mjegullës dhe motit me re”, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu ka shtuar se kushtet atmosferike nuk kishin plotësuar as minimumin e standardit për të fluturar.