FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.
Në votat e publikuara nga FIFA, nuk mungojnë edhe futbollistët shqiptarë dhe kosovarë.
I pari nga ta ishte portieri i Torinos dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.
Ujkani kishte votuar Robert Lewandowski me (5 pikë), Cristiano Ronaldo (3 pikë) dhe Kevin De Bruyne me (1 pikë).
Ndërsa portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, kishte votuar pak më ndryshe.
Ai kishte votuar për Lionel Messi (5 pikë), Robert Lewandowski (3 pikë) dhe Kilyan Mbappe (1 pikë).