Janë zbuluar vazot e shortit për Kampionatin Botëror Katar 2022, që do të hidhet më 7 dhjetor 2020.
Ndeshjet e sotme të Ligës së Kombeve, kanë bërë që faqja “Ëe Global Football”, të publikoj vazot, bazuar në pikët që kanë grumbulluar Kombëtaret.
Kosova ndodhet në vazon e pestë dhe në shortë pritet të ketë katër kundërshtarë të fortë, dhe me mundësi një më të dobët.
Shqipëria ka bërë përparim dhe ndodhet në vazon e katërt, për çka mund të ndodh një përballje Kosovë – Shqipër.