Promotori i Tyson Furyt, Bob Arum ka thënë se boksieri britanik mund të përballet me Deontay Wilderin në korrik, Anthony Joshuan në nëntor dhe Dillian Whyten në shkurt, transmeton zeri.info
Fury e mposhti në muajin e kaluar Wilderin me nokaut teknik në raundin e shtatë, derisa amerikani tash ka konfirmuar që do ta zhvillojë edhe një meç tjetër me britanikun këtë vit.
“Fury do të luftojë me Wilderin në korrik. Ai pastaj mund të ndeshjet me fituesin e Anthony Joshua – Kubrat Pulev në nëtor. Pastaj Dillian Whyte në shkurt. Pse jo?”, është shprehur Arum.