Seydou Keita kujton kohën e tij te Barcelona kur kishte një konflikt të gjatë me qendërmbrojtësin e Real Madrid, Pepe.
Në vitin 2014, ndërsa Roma u përball me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, Seydou Keita u pa duke refuzuar të shtrëngojë Pepen dhe më pas u pa duke i hedhur një shishe uji.
“Ai më thirri një majmun gjatë një ndeshje Real-Barca. Unë nuk i dhashë dorën kësaj radhe dhe ai më pështyu, kështu që unë i hodha një shishe”, shkroi Keita në Twitter.
“Mendoj se kam të drejtë të mos përshëndes dikë që sillet me mua në këtë mënyrë. Është e pamundur të lejojë dikë që të më pështyjë”, shtoi ai në atë kohë.
Pepe është i njohur për mënyrën e tij të lojës – veçanërisht në kohën kur ai luante për Real Madrid.