Zbulohen planet e UEFA-së për ndryshimet në Ligën e Kampionëve

E drejtë a po e gabuar, duket se kompeticionet kryesore në futbollin botëror po vazhdojnë të ndryshojnë dhe të largohen nga formati në të cilin kishin qenë prej shumë vitesh.

Pas dështimit për krijimin e Superligës së Evropës, UEFA ka humbur kohë për të paraqitur ndryshimet e planifikuara në garat evropiane. Këtë vit u hoq rregulli i golave si mysafirë në fazat eliminatore dhe disa rregulla të tjera janë planifikuar të hyjnë në fuqi në vitin 2024.

Përpara asamblesë së tyre më 11 nëntor, janë zbuluar planet e reja për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Sipas një raporti nga “The Times”, UEFA dëshiron ta bëjë fazën e parafundit të kompeticionit në një ‘Final Four’ të stilit amerikan,

Sistemi i ri do t’i shihte gjysmëfinalistët të luanin nga një ndeshje në të njëjtin qytet përpara se finalja të zhvillohej pak ditë më vonë, brenda një javë. Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen në të njëjtin qytet.

Thuhet se UEFA u nda e kënaqur me Ligën e Kampionëve në vitin 2020, ku nga faza çerekfinale deri në finale ndeshjet u zhvilluan të gjitha në Portugali në një format të ri-modelizuar.

Edhe pse kjo do të nënkuptonte më pak të ardhura nga të drejtat e transmetimit, ato mund të rrisin potencialisht të ardhurat brenda vendeve të zgjedhura për zhvillimin e këtyre ndeshjeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *