Fitorja e Barcelonës kundër Dortmundit do të thotë se ata tani janë një pikë larg garantimit absolutisht të një përfundimi në top 8 në fazën e Ligës së Kampionëve që do të thotë kualifikim automatik në raundin e 16-të.
Pavarësisht, skuadra katalunase do të kualifikohej në eliminimatorët e Ligës së Kampionëve edhe nëse humbiste dy ndeshjet e fundit kundër Benficas dhe Atalantas, me kusht që shtatë skuadra të tjera të mos marrin më shumë se 15 pikët e tyre.
Me Barçën e renditur në vendin e dytë në fazën e ligës, tashmë mund të parashikohet se me cilat skuadra do të përballet në raundin e 16-të.
Klubi katalunas do të shmangë Liverpoolin, Arsenainl dhe Interin, të cilët pritet të përfundojnë në top 8.
Por ata mund të përballen me skuadra si Benfica (15), Monaco (16), Sporting (17) ose Feyenoord (18).
Të katër skuadrat aktualisht kanë 10 pikë në fazën e ligës dhe do të luftonin me njëra-tjetrën në playoff për të përcaktuar se kush kalon në raundin e 1/8 së finales.