Zbulohen fanellat e reja të Kosovës?

Nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk është bërë e ditur ende se si do të duken fanellat e reja të Kosovës, por tashmë ato po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme është publikuar një fotografi e dyshes së “Dardanëve”, Milot Rashica dhe Mirlind Kryeziu, që besohet se janë duke pozuar me fanellat e reja.


FFK kishte njoftuar muajin e kaluar se kishte lidhur marrëveshje me kompaninë e veshjeve sportive “Errea”.

Shtëpia e futbollit kosovar pritet që në vazhdim të zbulojë zyrtarisht fanellat e reja të punuara nga kjo kompani.

Kosova me fanella të reja do të nisë këtë muaj ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kosova më 25 mars do të luajë në udhëtim kundër Izraelit, kurse pas tri ditësh e pret Andorrën në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *