Zbulohen detaje shqetësuese nga brenda dhomës së zhveshjes së Man United

Erik ten Hag është tejet i nervozuar me mënyrën se si po rrjedhin informatat e rëndësishme jashtë zhveshtores në rrjetet sociale, raporton talkSPORT.

Trajneri holandez ka ndërmarrë disa veprime drastike në situata të caktuara që nga marrja e postit te Djajtë e Kuq.

Nga talkSPORT bëjnë të ditur se një lojtar i Manchester United i kishte thënë një burimi të tij se trajtimi i trajnerit në situata të caktuara ishte shokuese.

Së fundmi, Ten Hag e dëboi Jadon Sanchon nga skuadra, pas grindjeve të tyre publike pasi shfaqjet stërvitore të Sanchos u shqyrtuan publikisht.

Ten Hag gjithashtu u kritikua nga shumë shikues, si tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, për trajtimin e tij ndaj Cristiano Ronaldos përpara se pesë herë fituesi i Topit të Artë të nisej për në Al-Nassr.

United ka dhuruar një fillim të dobët të sezonit, me katër humbje nga tetë ndeshjet e tyre të para në Ligën Premier, si dhe humbje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Këta faktorë dyshohet se po shkaktojnë pakënaqësi në mesin e skuadrës së Djajve të Kuq me disa të pakënaqur me trajtimin e situatave nga trajneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *