Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve këtë vit.
Pas suksesit në edicionin e fundit ku doli e para në grup, Kosova ndodhet në Ligën C, dhe është në të njëjtin grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.
Ndeshjen e pare Kosova do ta luaj në udhëtim ndaj Moldavisë, kurse vetëm tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri” pret Greqinë, transmeton Insporti
Takimi i pare ndaj Sllovenisë luhet në Prishtinë me 10 tetor, ndërsa pas këtij takimi “Dardanët” kanë dy ndeshje në udhëtim ndaj Greqisë dhe Sllovenisë.
Në xhiron e fundit, Kosova e pret në shtëpi Moldavinë.