Njëri nga basketbollistët më të mirë të te gjitha kohërave, Kobe Bryant, me 26 janar 2020 vdiq në një aksident ajror pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u përplas me tokën.
Saktësisht pas 12 muaj hetime tashmë është zbuluar edhe shkaktari i këtij aksidenti tragjik.
Në atë ditë, Koby vdiq së bashku me shtatë persona të tjerë që ishin në helikopter, duke përfshirë vajzën e tij Jiana dhe pilotin Ara Zobajan.
Hetuesit kanë përcaktuar se ishte piloti fajtori kryesor për këtë tragjedi. Ai e ngriti helikopterin në ajër përkundër motit të ligë dhe të dendur me re. Në SHBA, është e ndalur me ligj fluturimi me helikopter kur qielli është i dendur nga retë.
Raporti, i cili ka më shumë se 600 faqe, thotë se piloti ndoshta e humbi orientimin e tij pak para përplasjes në malet e Calabazas. Në helikopterin Sikorski S-76 nuk kishte dështime mekanike por fajtori ishte njeri.
“Terreni kodrinor dhe retë e dendura çorientuan pilotin. Ai nuk e kishte idenë se ku po shkonte”, tha kryehetuesi Bill English.
Hetuesit gjithashtu fajësuan pilotin i cili vendosi të lëvizte në të majtë, në vend që të përpiqej të ngjitej më lart dhe të dilte nga moti i keq.