Ballkani për herë të parë në histori të tij do të luajë në Ligën e Kampionëve pasi edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit në Kosovë.
Skuadra nga Suhareka pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për kundërshtar në rrethin e parë të Champions Leages do ta ketë skuadrën lituaneze Zalgiris.
Lituanezët me kureshtje po e presin këtë ndeshje derisa tashmë kanë nxjerrë në shitje edhe biletat e ndeshjes e të cilat kanë një çmim bukur të lartë.
Bileta më e lirë kushtin 7 euro ndërsa më e shtrenjta 50 euro.
Ballkani dhe Zalgiris do të ballafaqohen me 5 korrik në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani.