Ajo është ndër këngëtaret që vite më parë është dëgjuar në masë të madhe nga fansat.
Por, pothuajse për katër vite këngëtarja shqiptare, Zaimin Vasjari, nuk ka pasur prurje të reja muzikore.
Ani pse aktivitetin në këtë fushë e ka ndaluar, të njëjtën gjë nuk e ka bërë me postimet në rrjete sociale.
Kështu, në një imazh të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka fascinuar ndjekësit e saj.
E veshur me bikini vezulluese, Zaimina ka vënë në pah linjat e tonifikuara trupore, teksa pozoi nga jahti luksoz.
Për të ruajtur modestinë, ajo kishte vendosur që mbi to të vendoste një fustan transparent, i cili shkëlqente në po të njëjtën mënyrë sikurse rroba larjet.
Theksojmë se në disa postime të mëparshme, këngëtarja ka bërë të ditur se po rikthehet me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/