Ylli ukrainas i Cityt s’kursen fjalët për Putinin: Shpresoj që të vdisni së shpejti

Ylli ukrainas i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko tha se shpreson që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin “të vdesë me një vdekje të dhimbshme”.

Zinchenko bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale në ditën kur Rusia nisi sulmet në qytetet e mëdha të Ukrainës duke synuar pushtimin e plotë të shtetit ukrainas.

“Shpresoj që të vdesësh me një vdekje të dhimbshme”, shkroi futbollisti në Instagram.

25-vjeçari lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë patriotike në fillim të javës, duke bërë thirrje për solidaritet mes bashkatdhetarëve të tij.

Rusia ka nisur një sulm ushtarak në Ukrainë, me raporte për sulme raketore në qytetet e mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *