Vinicius Junior ka folur pas humbjes që pësoi skuadra e tij, Real Madrid, kundër Manchester Cityt, në kuadër të lojës së parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.
Madrilenët u mposhten me rezultat 1:2 në stadiumin e tyre pas golave të Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne.
Sipas brazilianit, ekipi i tij u dëmtua në atë ndeshje nga arbitrat, të cilët i dhanë kahje tjetër lojës. 18-vjeçari ndalet në detaje duke u shprehur se goli i Jesus ishte ndërhyrje e palejueshme ndaj mbrojtësit të ‘Los Blancos’, Sergio Ramos.
“I tërë stadium e pa Gabriel Jesusin teksa shtyente Sergio Ramosin. Ai e bëri të njëjtën gjë që bëra edhe unë kundër Ryad (Mahrez) në pjesën e parë”, u deklarua anësori pas ndeshjes, transmeton lajmi.net
“Ata gjithmonë marrin vendime të dëmshme për ne. Jemi skuadra me më së shumti Liga të Kampionëve të fituara dhe kjo mund të jetë njëra ndër arsyet. Ai ishte faul i qartë, por nuk e kuptoj pse nuk u ndal”, shtoi tutje 19-vjeçari.
Real Madridi me këtë humbje ia ka vështirësuar shumë punët vetës për të kaluar tutje, por për brazilianin nuk ka vend për pesimizëm.
“Ne duhet të qëndrojmë të qetë, do të shkojmë atje për të fituar dhe për ta bërë kthesën”, ishin fjalët e lojtarit të talentuar.
13-herë kampionët evropianë do të kenë një ndeshje të vështirë në fundjavë kundër Barcelonës, e cila vendos shumëçka në luftën për titull në La Liga.
Ndeshja e radhës Manchester City – Real Madrid do të luhet pas tre javësh në “Etihad Stadium”