Mason Greenwod akuzohet për abuzim seksual dhe kërcënime me vdekje ndaj Harriet Robson, një grua që fundjavën e kaluar, përmes rrjeteve sociale, denoncoi rastin.
Në një deklaratë, Policia e Mançesterit tha se lojtari i Manchester United, tashmë i suspenduar nga klubi, do të qëndrojë në paraburgim, të paktën deri të mërkurën, për marrjen në pyetje të mëtejshme.
Në Mbretërinë e Bashkuar, paraburgimi lejohet vetëm për 48 orë, por zyrtarët përgjegjës për çështjen kanë dhënë leje për ta zgjatur atë.
Greenwood u arrestua të dielën pasdite, disa orë pasi u publikuan fotot dhe audiot që e komprometuan atë.