Ylli i Kosovës ‘rrezon’ klubin serb

Hammarby ka shënuar fitore të thellë 5 – 1 ndaj klubit serb Cukaricki, për të kaluar në fazën tutje.

Klubi suedez avancoi në ‘play-off’ me rezultat të përgjithshëm 6 – 4, derisa në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i Kosovës, Astrit Selmani me dy gola.

Jeahze zhbllokoi rezultatin pas një asistimit të Amoo (12′).

Selmani tutje dyfishoi epërsinë në mënyrë të mrekullueshme pasi pranoi një top nga Ludwigson (26′).

Ndërsa, golin e tretë më të cilin edhe përfundoi pjesa e parë e shënoi Paulsen (44′).

Në pjesën e dytë, klubi serb nisi të ngushtojë epërsinë përmes Ndiaye (64′).

Por, Hammarby nuk lejoi befasi ngase mendonte vetëm për kalimin tutje dhe gjeti golin përmes Swedberg (67′).

Pas pesë minutave, në skenë doli sërish Selmani që vulosi fitoren e Hammarbyt (72′).

Kësisoj, Hammarby kalon në fazën e ‘play-off’, derisa kundërshtarët do t’i mësojë pas shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *