Mbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs De Ligt pësoi një lëndim në kokë në sfidën kundër Lyonit, në kuadër të Ligës së Kampionëve të cilën Juventusi e humbi me rezultat minimal 1:0.
Francezët që shënuan me anë të Tousart në minutën e 31-të, arritën të ruajnë epërsinë dhe kështu në ndeshjen e dytë do të jenë më të qetë.
https://t.co/pHGdHNn2Hn
Por, vetëm 2 minuta para se Lyoni të shënonte golin e epërsisë u lëndua keq De Ligt.
Holandezi u lëndua pas një dueli me kundërshtarët gjatë një ndërprerje të Juventusit. Megjithatë, ai e vazhdoi ndeshjen pas intervenimit të stafit mjekësor.