Ylli i Juventusit: Messi ka bërë një gabim të madh që u largua nga Barcelona

Lamtumira e Lionel Messi-t nga Barcelona ka bërë shumë bujë dhe vazhdon të diskutohet akoma sot.

I fundit që ka folur në lidhje me transferimin e argjentinasit te PSG ka qenë Fabrizio Ravanelli, ish-sulmuesi i Juventus-it dhe Italisë.

“Është një lojtar i jashtëzakonshëm, numri një edhe pse tani është në një fazë të vështirë të karrierës së tij. Në këtë moshë është më e rëndësishme cilësia e jetës për të dhënë maksimumin”, ka thënë Ravanelli në një intervistë për spanjollen AS.

“Për këtë arsye jam i bindur se nuk do të qëndrojë në Paris dhe mendoj se do të kthehet te Barcelona, edhe me një rrogë të reduktuar. Shtëpia e tij është atje, e ka kuptuar se ka bërë një gabim të madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *