Ylli i Interit iu nënshtrua një operacioni në hundë

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella iu nënshtrua një operacioni në hunde këtë mëngjes dhe klubi ka konfirmuar se ndërhyrja ishte e suksesshme.

Lojtari italian kishte nevojë për operacion për të përmisuar septumin e hundës dhe “Neurazzuri” siguroi tifozët se italiani do të rifillojë stërvitjen pas disa ditësh pushimi.

Barella ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Interit që mori Scudetton e tyre të parë pas 11 vjetësh.

“Në mëngjes sot, Nicolò Barella iu nënshtrua një operacioni për të korrigjuar septumin e hundës në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano,” shkroi klubi në një deklaratë.

“Ndërhyrja ishte krejtësisht e suksesshme. Mesfushori italian do të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjen pas disa ditësh pushim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *