Liverpooli mbetet në negociata me Luis Diaz për një kontratë të re pasi sulmuesi kolumbian refuzoi ofertën e tyre të fundit, duke e përmendur atë si shumë të ulët.
Sipas raporteve të mediave në Kolumbi, Diaz ka refuzuar një marrëveshje në vlerë prej 40 mijë funtesh në javë, pasi momentalisht fiton 30 mijë funte në javë.
Kjo shifër tejkalon kontratën e tij aktuale, por është shumë larg tjerave, duke marrë parasysh pagën javore prej 350,000 funtesh të Mohamed Salah.
Me marrëveshjen aktuale të Diazit deri në vitin 2027, Liverpooli dëshiron ta sigurojë atë në një marrëveshje më fitimprurëse.
Forma e fortë e Diaz këtë sezon vetëm sa ka forcuar pozitat e tij të pazarit dhe drejtuesit e Reds duhet ta kenë parasysh.
Ndryshe, vlera e 27-vjeçarit kolumbian në treg është plotë 80 milionë euro.