Ylli i Bundesliga-s bëhet baba, djali merr emrin e klubit të Serisë A

Në pritje për të njohur të ardhmen e tij pas skadencës së kontratës me Borussia Dortmund, Mario Gotze është bërë baba.

Lajmin e ka dhënë vetë lojtari në Instagram, duke pohuar se e ka quajtur fëmijën e tij “Roma”:

“Djali ynë Roma ka lindur më 5 qershor. Jemi më shumë se të bekuar. Ai dhe maja e tij janë mirë”.

Vështirë të kuptohet nëse është një e dhënë për merkaton, por pikërisht Roma ka qenë një nga skuadrat e interesuara për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *