Ylli i Bayernit në gjendje të rëndë, Covid-19 i ka shkaktuar probleme të mëdha në mushkëri

Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, do të mungojë deri në vitin e ardhshëm për shkak të problemeve me mushkëri.

Kimmich nuk kishte pranuar të vaksinohej ndaj Covid-19 dhe infektimi me virus i ka shkaktuar probleme. Ylli gjerman pritet të kthehet në mes të muajit janar.

“Jam i kënaqur që karantina ka përfunduar për mua. Jam mirë, por me disa probleme në mushkëri. Aktualisht nuk jam në gjendje të stërvitem. Mezi pres të nis në janar” ka thënë Kimmich.

Ylli i Bayernit ka humbur tre ndeshjet e Bundesligës kundër Mainz, Stuttgart dhe Wolfsburg dhe sfidën mbrëmë ndaj Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *