Ylli i Ballkanit huazohet tek Gjilani për garat evropiane

Sot është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Gjilani do të luajë si mysafir i Tre Pennet në raudin preliminiar, ndërkohë kundërshtarë i radhës nëse e kalon këtë fazë është ekipi i njohur nga Qipro, Apoel Nicosia.

Lajm i mirë për Gjilanin është huazimi i mbrojtësit të Ballkanit, Arbër Prekazi për ndeshjet në gara evropiane.

Futbollisti tashmë ka zbarkuar në Gjilan dhe pas pak pritet që t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në seancën stërvitore të pasdites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *