Përzgjedhja e ekzekutuesve të penalltive nga trajneri Gareth Southgate për ndeshjen kundër Italisë në finalen e Euro 2020 po kritikohet me të madhe.
Rashford, Sancho dhe Saka gabuan nga pika e bardhë dhe kjo ka bërë bujë të madhe në Angli.
“Nëse ju jeni Sterling ose Grealish, nuk mund të qëndroni të ulur dhe tua lini penalltitë disa fëmijëve t’i gjuajnë”, ka shkruar Sky Sport News në Twitter.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Grealish i cili ka thënë se e ka kërkuar të gjuaj një penallti.
“Kërkova ta merrja një edhe unë. Ai ka marrë shumë vendime të drejta përmes këtij turneu dhe ai bëri edhe sonte. Por nuk lejoj që njerëzit të mendojnë që nuk doja të merrja një penallti, kur unë e doja një”, ka shkruar Grealish.