Yjet shqiptarë të futbollit urojnë Zhegrovën për transferimin te Lille

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova dje ka nënshkruar kontratë me kampionin e Francës, Lille, duke u cilësuar kështu si një hap tejet i madh në karrierën e tij.

Kjo lëvizje ka ndikuar edhe të yjet shqiptar të futbollit të cilët e kanë përgëzuar 22-vjeçarin me shpresë se ai do të arrijë edhe më shumë në karrierë.

I pari që e ka uruar ishte bashkëlojtari i tij te Baseli, Taulant Xhaka i cili e ka përgëzuar për lëvizjen e re.

Përveç tij talentin prishtinas e kanë uruar edhe Amir Rrahmani, Arbër Zeneli, Herolind Shala, Benjamin Kololli e Betim Fazliji.

Zhegrova do të ketë shansin që të shijojë edhe UEFA Champions Leaguen pasi Lille në shkurt do të përballet me Chelsean.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *