Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga duke shënuar ndaj Granada në barazimin 2-2.
Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën kur katalanasit ishin në disavantazhin 2-0.
Në moshën 16-vjeçare e 87 ditë, spanjolli regjistron emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll.
I lindur në vitin 2007, transmeton abcnews, Yamal është një nga taletet më premtues në futbollin europian, madje performanca e tij befasuese ka bërë për vete Xavin, kështu që tekniku spanjoll ka filluar ta aktivizojë në çdo ndeshje të mundshme.