Yael Shelbia shpallet femra më e bukur e botës për vitin 2020

Yael Shelbia shpallet femra më e bukur e botës për vitin 2020

Fansat i japin komplimente të panumërta dhe e krahasojnë me legjendaren Sophia Loren dhe Angelina Jolie

Manekinia izraelite, Yael Shelbia, e cila ëndërron të bëhet aktore, është shpallur femra më e bukur në botë, sipas mendimit të kritikëve të pavarur në listën vjetore “100 fytyrat më të bukura të vitit”, të themeluesit TC Candler, i cili tashmë 30 vjet zgjedh femrat dhe meshkujt më të bukur për vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Ajo është ngjitur në renditjen e listës në vitet e fundit, duke u renditur e 14-ta në 2017, e 3-të në 2018 dhe e dyta vitin e kaluar, para se të zinte vendin e parë këtë herë.

https://instagram.com/yaelshelbia?igshid=e7h6yj0o4uuy

“Unë kurrë nuk kam dalë e para në asgjë … është shumë bukur”, – tha për Times of Israel 19-vjeçarja, e cila aktualisht po bën shërbimin e detyrueshëm ushtarak në forcën ajrore izraelite.

Modelja thuhet se është në një lidhje me 35-vjeçarin Brandon Korff (nip i miliarderit të ndjerë të CBS dhe Viacom Sumner Redstone), i cili u përjashtua nga Izraeli për thyerjen e rregullave të karantinës këtë pranverë kur ai vizitoi fshehurazi Shelbia-n.

Zeshkania me sy të kaltër, e cila ka qenë në fushata për kompaninë izraelite të modës Renuar, KM earbuds dhe linjën e KKW Beauty të Kim Kardashian, është gjithashtu një yll në Instagram, faqjen e të cilit e ka të mbushur me selfie seksi dhe ka gati 1 milion ndjekës.

Kriteret kryesore në të cilat bazohet përzgjedhja e listës së TC Candler janë: përsosmëria estetike, hiri, eleganca, origjinaliteti, guximi, pasioni, klasi, etj… të gjitha këto të mishëruara në një fytyrë të bukur.

Dhe me sa duket, Shelbia i ka të gjitha këto!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *