Xhiroja e ardhshme në Superligë sjell dy derbi, spikatin Ballkani – Feronikeli dhe Llapi – Gjilani

Gjatë ditës së sotme (e hënë) janë zhvilluar edhe dy takimet e fundit për xhiron hapëse atë të 19-tën në Superligën e Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe Gjilani kanë barazuar 1:1 në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, kurse me po të njëjtin rezultat Trepça ’89 kanë ndarë pikët me Arbërinë.

Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e javës së 20-të, xhiro kjo që sjell dy derbi.

Fjala është për derbin që zhvillohet në Suharekë, ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit si dhe takim shumë interesant do të jetë në Podujevë, midis Llapit dhe Gjilanit.

FC Prishtina luan në udhëtim te Arbëria, teksa Drita është përsëri nikoqire, kësaj radhe e Trepçës ’89.

Drenica dhe Besa do të jetë takimi tjetër në program.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *