Xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në mesjavë.
Kësaj here terminët janë ndarë në dy ditë, duke filluar të mërkurën me katër ndeshje shumë interesante, shkruan Sheshi.
Padyshim, ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës së Gjilanit.
Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku “kuqebardhët” e presin kampionin aktual Feronikelin.
Gjithashtu edhe dy ndeshje tjera zhvillohet të mërkurën, Trepça ’89 e pret Llapin.
Kurse e vetmja ndeshje që fillon në ora 17:00 është ajo në Stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Prishtinës dhe Ferizajt.
Ndërsa edhe të enjten na presin dy ndeshje interesante, Drenica – Flamurtari dhe Vushtrria – Dukagjini.
IPKO SUPERLIGA
E mërkure – 4 mars
13.00 Ballkani-Drita
13.00 Gjilani-Feronikeli
13.00 Trepça ‘89 –Llapi
17.00 Prishtina-Ferizaj
E enjte – 5 mars
13.00 Drenica-Flamurtari
13.00 Vushtrria-Dukagjini