Xherdan Shaqiri mund të largohet në janar nga Lyon, kërkohet nga klubet italiane, gjermane dhe angleze

Zvicerani nënshkroi me klubin francez në verën që lamë pas, mirëpo assesi nuk gjeti vend në formacionin bazë, andaj raportohet se mund të largohet.

Gazetari i SkySport, Florian Plettenberg ka shkruar se Shaqiri mund të largohet këtë muaj. Ai shton se disa klube nga Premierliga, Bundesliga dhe Seria A kanë biseduar, por nuk ka asnjë ofertë.


Plettenberg gjithashtu nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Shaqiri të transferohet në MLS.

Ndërkohë, sa i përket anës së futbollistit, ende nuk dihet nëse është i hapur për largimin nga Lyon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *