Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri ende nuk i është bashkuar bashkëlojtarëve te Kombëtarja e Zvicrës, pasi aeroplani me të cilën do udhëtonte nga Çikago është prishur.
Sulmuesi i skuadrës amerikane, Chicago Fire ka mbetur i bllokuar, pasi aeroplani me të cilën do të udhëtonte ka pasur një defekt në motor, kështu raporton mediumi zviceran “20min.ch”.
Ndërkohë, pastaj kjo u konfirmua edhe nga zëdhënesi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Adrien Arnold që thotë se Shaqiri ishte futur në aeroplan, por pastaj ndodhi problemi teknik dhe u detyrua të rikthehet në Çikago, përcjell Nacionale.
“Shaqiri tashmë ishte në aeroplanin për në Cyrih, por aeroplani është dashur të kthehet prapa dhe të aterojë në Çikago”, tha Arnold.
Sidoqoftë, ky problem do rregullohet brenda një kohë shumë të shkurtër dhe nesër pritet që Shaqiri t’i bashkohet Zvicrës për ndeshjet e qershorit