Xhaka reagon pas fitores së madhe të Arsenalit dhe zëvendësimit të tij të hershëm

Granit Xhaka ka përgëzuar bashkëlojtarët e tij për fitoren e rëndësishme të arritur të shtunën mbrëma.

Arsenali fitoi në udhëtim kundër Wolvesit me rezultatin 0:2, për të vazhduar kështu edhe me kryesimin në tabelën e Premierligës.

Madje, “Topçinjtë” rritën diferencën e pikëve ndaj skuadrës së dytë, Manchester City, në 5 pikë.

Në fillim të përballjes, Granit Xhaka ishte ai që i shqetësoi tifozët e Arsenalit dhe jo vetëm.

Mesfushori nga Kosova u zëvendësua pas 16 minutave lojë, pasi disa shqetësime te ai u shfaqen që nga fillimi i ndeshjes.

Edhe pse nuk mundi t’i ndihmonte shokët në fushën e lojës, Xhaka nuk harroi që pas ndeshjes t’i përgëzoj për fitoren.

“Një bravo e madhe për ekipin – çfarë mënyrë për të shkuar në pushim”, shkroi reprezentuesi i Zvicrës në “Instagram”.

Me të përfunduar ndeshja u mësua edhe se Xhaka nuk kishte ndonjë lëndim apo diçka tjetër serioze, që do ta linte jashtë Kupës së Botës “Katar 2022”.

Trajneri Mikel Arteta konfirmoi se 30-vjeçari kishte probleme me stomakun, duke shtuar se kjo nuk e rrezikon pjesëmarrjen e tij në Katar.

https://www.instagram.com/p/Ck4JU4zK0M5/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *