Xhaka i ‘mllefosur’, i vë fajin bashkëlojtarëve për dështimin në Ligën e Evropës

Golat e të dy skuadrave u shënuan në fundin e ndeshjes, ku fillimisht Nicolas Pepe shënoi në minutën e 86-të, për të barazuar më pas në fundin e ndeshjes Tomas Hole.

Kështu, shpresat e Arsenalit për një kualifikim tutje janë të varura nga një fije dhe pati shumë frustrime pas ndeshjes.

Për arsye të mungesës së tifozëve në stadium, është më e lehtë të dëgjosh lojtarët se çfarë po thonë gjatë ndeshjes.

Granit Xhaka u dëgjua duke thënë në fundin e ndeshjes: “Thjesht largoje atë mu* topi nga fusha jonë”.

Mikel Arteta dukej se ai ishte dakord me Xhaka, duke pretenduar se lojtarët e tij e mbajtën topin në zonat që nuk u duheshin./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *