Xhaka-Eriksen apo Eriksen -Torreira, cila mund të ndodh?

CEO i Interit, Giuseppe Marotta “po tenton të flet me Arsenalin për një marrëveshje që do të rezultonte në shkëmbim në mes të Christian Eriksen – Torreira

Sipas Calciomercato.it, “fati” i ish yllit të Tottenhamit pritet që të vendoset shpejt me 28 vjeçarin që mund të rikthehet në Premier Ligë muajin e ardhshëm.

Fillimisht u tha se do të ishte Xhaka pjesë e këtij operacioni por që duket se mesfushori kosovar është shumë i shtrenjtë për Interin.

Torreira, në anën tjetër, për momentin është i huazuar në Atletico Madrid dhe qëndrimi atje i tij nuk duket se është i sigurt.

Sipas raportit, skuadra e Mikel Artetas “do të ishte e hapur” për këtë ide duke qenë e gatshme t’i ndajë rrugët me uruguaianin që në afatin e dimrit.

Torreira ka qenë synim i gjatë i skuadrës nga San Siro, pavarësisht se ai po vuan për minuta të luajtura në La Liga, kurse zikaltërit “nuk e kanë humbur interesimin për të”. Interi do të bënte “shkëmbim me vlerë të barabartë” – 30 milionë euro për të dy lojtarët.

Pavarësisht kësaj, sipas Calciomercato.it, nuk mund të përjashtohet tërësisht edhe një shkëmbim i Eriksenit me Granit Xhakën.

Ky raport tregon që Interi është gati për ta larguar Eriksenin edhe me para në afatin e janarit, pavarësisht interesit të Arsenalit për një shkëmbim me ish yllin e Spurs.

Interi pritet të këtë garë edhe me Milanin të cilët po ashtu e kanë synim që një kohë të gjatë Torreiran.

Skuadra e Antonio Contes pritet që të këtë pengesa në këtë operacion që do të përfshijë danezin dhe ish lojtarin e Sampdorias, por edhe Granit Xhakën.

Kjo për shkak se sipas raportit të Calciomercato.it të enjten, Arsenali e ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Eriksenin, por negociatat do të vazhdojnë duke peshuar të dy alternativa edhe Xhakën edhe Torreiran.

Për më shumë, agjenti i Torreiras ka theksuar se klienti i tij për momentin është i lumtur në Atletico dhe nuk është duke shikuar largimin nga skuadra spanjolle në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *