Xhaka e bëri dritë mesfushën e Bundesligas

Granit Xhaka pos që mbeti i pamposhtur me Bayer Leverkusenin, arriti që t’i thyejë disa rekorde që pritet të mbeten gjatë në librat e historisë.

Sipas Squawka Football, që mbledh statistika të futbollistëve, Xhaka duket se ka dominuar mesfushën e këtij sezoni në elitën e futbollit gjerman.

Në 2023/24, Granit Xhaka ka thyer rekordet e një sezoni të Bundesligës për:

◉ Më së shumti prekje

◉ Më së shumti pasime të tentuara

◉ Më së shumti pasime të kompletuara

Përndryshe, Leverkuseni të shtunën pasdite e festoi titullin e parë në histori të klubit, duke prishur dominimin e Bayern Munichut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *