Xhaka bën sakrificën e madhe për t’iu bashkuar Mourinho-s te Roma

Granit Xhaka do me çdo kusht të transferohet te Roma e Jose Mourinho-s dhe ka pranuar të heqë dorë nga bonuset që i takojnë tek Arsenal për sezonin 2020/21.

Xhaka është një prioritet për Special One në merkaton e verës dhe dy klubet janë afër arritjes së marrëveshjes.

Verdhekuqtë i kanë ofruar Arsenal-it 15 milionë euro plus bonuse për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit, i cili u transferua te Topçinjtë nga Borussia Monchengladbach për 45 milionë euro në 2016-ën.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kapiteni i Arsenal-it ka arritur marrëveshjen me klubin italian.

Ai do të nënshkruajë një kontratë 4-vjecare nga e cila do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Kontrata e Xhakës me Arsenal-in skadon në qershorin e vitit 2023. Ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 20 asiste në 220 ndeshje me londinezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *