Xavi pritet si “hero” në Camp Nou, rreth 25 mijë tifozë morën pjesë në prezantimin e tij

Xavi Hernandez është prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Barcelonës.

Ish-mesfushori dhe legjenda e klubit “katalunas” është prezantuar nga presidenti, Juan Laporta në stadiumin “Camp Nou”.

41-vjeçari që erdhi për ta zëvendësuar të shkarkuarin, Ronald Koeman iu bë pritje e ngrohtë nga tifozët që ishin mbledhur në stadium.

Rreth 25 mijë mbështetës të Barcelonës morën pjesë gjatë prezantimit të Xavi Hernandezit si trajner i ri i skuadrës “Blaugrana”.

Në momentin kur Xavi dhe presidenti Laporta po shkelnin terrenin në Camp Nou, turma shpërtheu në brohoritje, ndërsa ishte lëshuar edhe himni i klubit.

Xavi u kthye në drejtim të tifozëve ndërsa po i përshëndeste ata që ishin prezent.

Trajneri i ri i Barcelonës ka thënë ndër të tjera se ai do të përpiqet që të përçoj përvojën e tij te lojtarët për të fituar tituj.

“Falemdinderit shumë. Jam shumë i emocionuar. Ne jemi klubi më i mirë në botë dhe do tëp unojmë shumë për të arritur suksese. Barça nuk mund të përballojë të barazoj ose të humbasë”, tha Xavi për Barça TV.

“Jam i përgatitur. Më pëlqejnë sfidat. Ekipi ka talent dhe unë do të përpiqem ta përçoj përvojën time te lojtarët për të fituar tituj. Unë e njoh Barçën, e njoh klubin, është një çast delikat në historinë e klubit, ekonomikisht dhe në fushën e lojës. Ne duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bashkohemi”, theksoi ai.

“Ne jemi klubi më i mirë në botë dhe do të jemi shumë kërkues në punën tonë për të arritur sukses”, shtoi ai.

Ndeshja debutuese e Xavit si shef i shtabit teknik te Barcelonës do të jetë në derbin lokal ndaj Espanyolit që luhet më 20 nëntor në “Camp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *