Barcelona duhet të fitojë në Turqi nëse dëshiron të arrijë në çerekfinalen e Europa League pas barazimit pa gola kundër Galatasaray në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.
“Kjo ndeshje është një finale”, tha trajneri Xavi Hernandez para këtij takimi.
“Ne nuk mund të rrëshqasim, është gjithçka ose asgjë. Ne kemi nevojë për më shumë intensitet se sa ndeshja e parë. Nuk më pëlqeu pjesa e parë. Ne ishim më mirë në pjesën e dytë, por jo klinik.
Mbi presionin për të marrë një rezultat, Xavi tha: “Më pëlqen. Unë jam konkurrues, një fitues. Po ashtu edhe lojtarët. Këto janë situatat që na pëlqejnë. Është një mundësi. Ne dolëm të përforcuar nga ajo ndeshje me Napolin dhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë tani”.
Trajneri i Barçës e konsideron të rëndësishme edhe Europa Leaguen për të “ndërtuar” projektin në klub.
“Objektivi kryesor është të kthehemi në Champions League, por ky është një kompeticion evropian dhe ne duam të tregojmë se mund të konkurrojmë në Evropë”, tha ai. “Europa League është një kompeticion i madh”, përfundoi ai.