Xavi kërkon rikthimin e Messit te Barcelona, trajneri spanjoll ia tregon planin presidentit të klubit

Xavi ka kërkuar nga Joan Laporta, presidenti i klubit të Barcelonës, që të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të Lionel Messit.

Sipas “SPORT”, kërkesa e Xavit është që argjentinasi të rikthehet pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

Kontrata e Messit me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor 2023 dhe atëherë ai mund të rikthehet në “Camp Nou” si lojtar i lirë.

Trajneri Xavi, i cili ruan një marrëdhënie të shkëlqyer me yllin argjentinas, është i bindur se rikthimi i tij mund të kontribuojë shumë, si financiarisht ashtu edhe sportiv, pasi mendon se 35-vjeçari ende ka shumë për të dhënë.

Sipas mediumit spanjoll, rikthimi i kapitenit të Argjentinës mund të shërbejë edhe për të fundosur mosmarrëveshjet që lindën si pasojë e largimit të tij nga klubi dhe për të mbyllur me sukses bashkëpunimin që nisi që në moshën 13-vjeçare, kur ai ishte ende fëmijë.

Tutje, synimi thuhet se është që shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” të mund të pensionohet si lojtar i Barcelonës, përcjell Gazeta Express.

Pavarësisht se do të kenë kaluar dy vjet dhe se Messi do të ishte 36 vjeç, Xavi konsideron se Leo mund të ofrojë ende shumë në sport, si në përvojë ashtu edhe në lojë. Trajneri beson se është e mundur që argjentinasi të kthehet në ekip për t’u bashkuar dhe udhëhequr projektin brenda realitetit të tij futbollistik.

Pastaj, sipas “SPORT”, ka një aspekt më global – Xavi konsideron se ardhja e tij mund të jetë çelësi për ringritjen e klubit. Barça humbi hierarkinë në nivel botëror kur humbi Messin dhe tani mund të rikuperojë terrenin e humbur dhe në të njëjtën kohë, të mbyllë atë që filloi në vitin 2000, që Messi të kthehet në Barça për të luajtur vitin apo vitet e fundit.

Xavi thuhet se të gjitha këto ia ka transmetuar presidentit Laporta, në mënyrë që edhe ai të punojë për të nënshkruar me Messin, kur të përfundojë kontrata e tij me PSG-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *