Xavi flet për mundësinë e rikthimit të Messit në “Camp Nou”

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka folur rreth lajmeve që po e lidhin Lionel Messin me një rikthim në “Camp Nou”.

Trajneri spanjoll tha se argjentinasi i ka gjithmonë dyert e hapura.

“Leo Messi është lojtari më i mirë në histori dhe dyert do të jenë gjithmonë të hapura këtu te Barça për të”, tha Xavi.

“Ai meriton një nderim të madh dhe nuk mund të them më shumë sepse ai ka një kontratë me Paris Saint-Germain”, shtoi trajneri i katalunasve.

Messi thuhet se nuk po ndjehet i lumtur në “Parc des Princes”, teksa pas eliminimit nga Liga e Kampionëve spekulimet janë rritur edhe më shumë për të ardhmen e tij.

Për 34-vjeçarin raportohet se mund të rikthehet sërish te Barcelona.

Ndryshe, Lionel Messi ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *