Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez deklaroi se ka kontaktuar me Lionel Messin, pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve.
Parisienët lëshuan nga duart epërsinë e dy golave në gjysmë orën e fundit, falë tre golave të sulmuesit francez, Karim Benzema.
Për Messin, kjo është goditja e fundit e një sezoni të parë sfidues në një mjedis të ri gjatë të cilit ai nuk ka arritur të përsëris formën e tij më të mirë të Barcelonës.
Gjigantët katalanas drejtohen nga ish-shoku i tij i skuadrës, Xavi, dhe legjenda e Spanjës tregoi klasin e tij duke iu drejtuar mikut të tij “për ta inkurajuar atë pas lojës”.
“Kam një marrëdhënie miqësore me Messin dhe po flasim”, tha Xavi përpara ndeshjes së së dielës në La Liga kundër Osasuna. “Po, i dërgova një mesazh për ta inkurajuar pas ndeshjes.
“Ishte një duel që ndryshoi në 20 apo 25 minuta në të cilin Madridi kishte besim dhe dëshirë dhe ktheu rezultatin në një ndeshje shumë të vështirë”, tha Xavi.