Willian ka refuzuar sërish një ofertë të Chelseas për rinovimin dyvjeçar të kontratës me klubin londinez.
31-vjeçari ende dëshiron të luajë me “Të Kaltrit” në atë që mund të jetë ndeshja e fundit të sezonit, derisa anglezët do të tentojnë të rikthehen nga disavantazhi prej 3:0 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Willian mungoi ndaj Arsenalit në finalen e Kupës FA të dielën për shkak të një lëndimi, derisa shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bayernit.
Raportohet se pesë klube kanë bërë oferta në drejtim të brazilianit.
Por ai dëshiron që të mos nxitohet në vendimin e tij të radhës.