Shelly Finkel, promotori e menaxheri i boksierit amerikan Deontay Wilder, shprehet se ky i fundit mezi e pret sfidën e tretë ndaj Tyson Fury për t’u hakmarrë për humbjen e shkurtit.
Humbje që i kushtoi shumë Wilder, pasi humbi pathyeshmërinë dhe titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).
Për momentin, kjo përballje e tretë ende nuk ka një datë, por gjasat janë që ajo të zhvillohet në dhjetor në Australi, Kinë apo Lindjen e Mesme, ku edhe të ardhurat do të jenë më të mëdha.
Të dy boksierët nuk dëshirojnë një duel me duer të mbyllura për shkak të koronavirus, por të arkëtojnë sa më shumë.
Sfida e parë mes Wilder dhe Fury (u mbyll në barazim) pati 325 mijë PPV (pay per view-paguaj për ta parë), sfida e dytë 850 mijë PPV dhe pritët që kjo përballje e tretë të kalojë 1 milionë PPV.
“Deontay e ndjen që mund t’ia dalë mbanë të mposhtë Fury në këtë përballje të tretë”, tha Finkel.
“Deontay kërkon të rimarrë titullin kampion, duke u hakmarrë ndaj Fury në ring. Mendojmë se jemi barazim 1-1 me fitore, pasi Wilder e fitoi duelin e parë, pavarësisht se gjyqtarët e dhanë atë barazim. Ndaj, mezi e presim këtë sfidë të tretë. Deontay do të sjellë shumë surpriza në ring në këtë sfidë të tretë”, tha Finkel.