Sipas të gjitha gjasave, Georgino Wijnaldum pritet t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës.
Pas kompletimit të aventurës pesë vjeçare në “Anfield”, reprezentuesi holandez do largohet sapo të përfundojë sezoni.
“The Sunday Times” raporton se 30-vjeçari ka të nënshkruar një parakontratë me Barcelonën, aty ku pritet të transferohet në afatin kalimtar të verës.
Vlen të theksohet se reprezentuesi holandez do largohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Liverpoolin.