West Ham Unitedi ia shkakton humbjen e parë Liverpoolit pas 20 ndeshjeve

West Ham Unitedi ka shënuar fitore në takimin e javës së 11-të kampionale në Premierligë kundër Liverpoolit.

Londinezo-veriorët triumfuan 3-2 në një ndeshje fantastike në “Olympic Stadium”.

Liverpooli u ndëshkua tek në minutën e katërt të përballjes, kur portieri Alisson shënoi autogol.

Megjithatë, “Të Kuqtë” gjetën forcën të barazojnë shifrat në pjesën e parë me mbrojtësin e krahut, Alexandre-Arnold që shënoi nga gjuajtja e lirë katër minuta para fundit të kohës së rregullt.

Pas më shumë se një ore lojë, gjegjësisht në të 67-tën minutë, Fornals ia riktheu epërsinë vendasve kur shënoi për 2-1.

Shtatë minuta më vonë Kurt Zouma “gjunjëzoi” Liverpoolin me golin e tretë.

Sidoqoftë, të besuarit e Jurgen Klopp tentuan të rikthehen në lojë kur Origi shënoi për 3-2, por kjo ishte e gjitha nga ta.

Kjo ishte humbja e parë e Liverpoolit pas 20 ndeshjeve në të gjitha garat.

West Hami ngritet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Liverpooli zbret në të katërtin me 22 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *