Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ishte startues te Norwich City që pësoi humbje nga West Ham Unitedi në kuadër të Premier Leagues.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Londër, u mbyll me fitoren e West Hamit me shifrat 2:0.
Rashica, i cili u rikthye nga lëndimi fundjavën e shkuar, u aktivizua deri në minutën e 72-të në këtë disfatë dhe u vlerësua me notën 6.7 nga ‘SofaScore’.
Për Rashicën, kjo është paraqitja e 14 këtë sezon në kampionat, ku e ka edhe një asistim.
Me këtë humbje, që ishte e 14-ta në 20 ndeshje të luajtura në Premier League, Norwichi mbetet i fundit në tabelë me vetëm dhjetë pikë të mbledhura.
Ndërkohë, West Hami është ngritur në pozitën e katërt me 37 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Norwichi.