Liverpooli ka fituar 3-1 ndaj West Hamit në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Golat për The Reds i shënuan Mohamed Salah me dy dhe Georginio Wijnaldum, derisa për Çekanët shënoi Craig Dawson.
Liverpooli ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.94, me West Hamin që u vlerësua me 6.26.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Salah që shënoi dy gola dhe u notua me 8.9.
Paraqitje fantastike kishte edhe Xherdan Shaqiri që dhuroi një asistim fenomenal duke u vlerësuar me 7.4.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte Lukasz Fabianski me notën 5.6.
Notat e lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: