Werder Bremeni qëndron në Bundesliga edhe pse barazoi ndaj Hiedenhiemit

Werder Bremen ka arritur të sigurojë qëndrimin në Bundesligë edhe për një sezon tjetër, në kuadër të play-off të kampionatit gjerman.

Skuadra e Florian Kohfeldt barazoi 2:2 në përballjen e dytë ndaj Heidenheim, por rregulli i golit mysafir ndihmoi Werderin të siguronte qëndrimin në Bundesligë.

Werderi kaloi në epërsi qysh në fillim të ndeshjes me autogolin e Norman Theuerkauf (3’).

Në vazhdim ndeshja ishte e baraspeshuar, dhe vendasit tentonin të shënonin sa më shpejt.

Por goli për ta erdhi shumë vonë, kur Tim Kleindienst (85’) barazoi gjithçka.

Heidenheim kërkoi edhe golin e fitore në minutat e mbetura, por skuadra mysafir arriti të realizonte pasi Augustinsson (90+4′) shuajti shpresat e vendasve për një fitore të mundshme.

Deri në fund, Heidenheim barazoi rezultatin falë një penalltie të konvertuar në gol nga Kleindienst (90+7′).

Këtë përballje për 80 minuta ishte në fushë edhe ylli kosovar Milot Rashica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *